09:40 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Momenti i sikletshëm i Kate Middletonit, gjatë përshëndetjes me një ushtar

Dukesha e Cambridget, Kate Middleton, ka shoqëruar bashkëshortin e saj, princin William gjatë vizitës në Islamabad në ditën e parë zyrtare në turneun e tyre, në Pakistan.

Por, jo çdo gjë ka shkuar si duhet, Dukesha e gjeti vetën në një situatë të pakëndshme gjatë përshëndetjes me një ushtar, shkruan Daily Mail, tranmseton Indeksonline.

Kate zgjati dorën teksa ai ishte bërë gati ta përshëndeste në mënyrë ushtarake, kjo situatë u tejkalua me ndihmën e princit, i cili nuk është fare i kompleksuar kur është fjala për protokollet mbretërore duke u përshëndetur me ushtarin e cili menjëherë e kuptoj gabimin dhe u kthye drejt dukeshës për të vazhduar bisedën e këndshme me ushtarin.

Më vonë duka dhe dukesha gjatë qëndrimit atje vizituan edhe shkollat, duke filluar nga fëmijët në kopsht e deri te studentët./Indeksonline/