75 Mall Live Search
23:03 / E Diele, 29 Shtator 2019 / indeksADMonline

Momenti i tmerrshëm, inspektori i biletave rrah të riun para udhëtareve

Një i ri në Dublin është përballur më një situatë mjaftë të pakëndshme derisa është goditur nga inspektori i biletave të tramvajit dhe është përplasur në binarë, shkruan Daily Mail, tranmseton Indeksonline.

Ngjarja është filmuar nga udhëtarë të tjerë të cilët kanë mbetur të shokuar nga reagimi i inspektorëve të biletave në kryeqytetin irlandez.

Pamjet shfaqin të riun derisa përpiqet të marrë dokumentat në dorën e inspektorit ku pastaj goditet nga inspektori dhe bie në binarë, teksa edhe inspektori tjetër ndihmon kolegun.

Një udhëtar dëgjohet duke thënë që kjo është abuzim që po ndodh me të riun./Indeksonline/