09:27 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Momenti i tmerrshëm, luani sulmon punëtorin e kopshtit zoologjik

Një punëtor i kopshtit zoologjik në Pakistan,  u sulmua nga një luan nëpër hekurat e mbylljes së tij gjatë kohës së ushqyerit derisa ishin shumë persona po e vizitonin këtë kopsht, shkruan “Dialy Mail”, përcjell Indeksonline.

Kannu Piraditta ishte duke ushqyer me mish të  papjekur të maceve, të hënën kur kafsha mbërtheu nofullat rreth krahut.

 Piraditta kishte hedhur mishin te luani në momentin kur kafsha e sulmoi.

Ai vazhdonte të bërtiste nga dhimbja para vizitorëve të tmerruar në park.

Punonjësit e tjerë raportohet se ishin dëshmitarë të momentit të tmerrshëm, por nuk ndërhynë për të ndihmuar kolegun e tyre.

Ai luftoi për t’u çliruar nga luani për më shumë se 40 sekonda para se kafsha ta lëshonte përfundimisht./Indeksonline/

Video KËTU