Momenti i tmerrshëm, një person ndjek me sëpatë klientët e një dyqani në Londër
Një person në Londër ka tmerruar klientët e dyqanit Tesco në Londër, duke i ndjekur me sëpatë.
Në videot që janë marrë nga kamerat e sigurisë rreth dhjetë klientë mund të shihen duke ikur nga një korridor pasi ishin brenda duke blerë gjëra.
Një grua shihet duke hedhur karrocën e saj me gjësende duke u mundur për të ikur, përderisa prapa tyre është personi me sëpatë duke i ndjekur.
Sipas policisë, i njëjti ka shkaktuar dëme të mëdha në dyqan, përderisa fatmirësisht nuk ka të lënduar.
I dyshuari është larguar para se të arrijë policia dhe deri më tani nuk raportohet për të arrestuar./Indeksonline/