Momenti interesant në pjesën e parë, Raphinha e largoi valixhen mjekësore të Realit nga fusha

Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Superkupës mes Real Madridit dhe Barcelonës, kjo e fundit po fiton me shifrat 1:4.
Në pjesën e parë ndodhi një moment interesant dhe ishte protagonist sulmuesi brazilian, Raphinha, shkruan Indeksonline
Derisa Kylian Mbappe po mjekohej në mesin e fushës nga mjekët e Real Madridit, lojtari i Barcelonës mori çantën e tyre mjekësore dhe e largoi jashtë vijave të fushës.
Antonio Rudiger ishte i pari që iu afrua lojtarit të Barcelonës dhe e pyeti se “pse e bëri këtë gjest”.
Sigurisht që ky veprim i lojtarit brazilian ishte për të mos humbur kohë dhe Mbappe më pas u largua jashtë vijave për ta marrë ndihmën e fundit mjekësore./Indeksonline/
🚨 – REMARKABLE stuff right here, as Raphinha carries the Real Madrid medical bag to the sideline so that the Real Madrid doctors have to follow him and treat Mbappé outside the pitch. pic.twitter.com/t82OHHg2sS
— TheEuropeanLad (@TheEuropeanLad) January 12, 2025