18:45 / E Diele, 25 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Momenti kur akrobati i cirkut rrëzohet nga 20 metra lartësi, publiku tmerrohet (Video 16+)

Publiku mbetën të tronditur, kur njëri nga akrobatet gjatë shfaqjes në një cirk, ra nga 20 metra lartësi.

Anton Martynov, 33 vjeç, nga rrëzimi në tokë pësoi lëndime serioze në kurrizin e tij dhe mori gjithashtu edhe një lëndim serioz në kokë.

Mjekët e vendosën interpretuesin në një koma artificiale, ndërsa gruaja dhe vëllai i tij binjak, me të cilin ishte duke interpretuar, po shpresojnë që ai të përmirësohet, transmeton Indeksonline.

Ai nuk kishte pajisje të sigurisë dhe kështu ai u rrëzuar në sipërfaqen e fortë të arenës së cirkut.

Nga raportet e para, thuhet se një kabllo ishte këputur duke shkaktuar kështu aksidentin e tmerrshëm./Indeksonline/