75 Mall Live Search
09:00 / E Martë, 16 Janar 2024 / AR

Momenti kur aktori mbante fjalim, kolegu iu afrua dhe e puthi në buzë (video)

Një gjë e pazakontë ka ndodhur në ndarjen e çmimeve ‘Emmys’.

Autori i serialit Christopher Storer nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për shkak të infektimit me koronavirus kështu që kuzhinieri Matty Matheson i cili ka rolin e një elektricisti në serial, mbajti një fjalim në vend të tij, transmeton Indeksonline.

“Çfarë ka? Unë dua të falënderoj restorantet dhe industrinë” tha ai.

Këtë moment, aktori Ebon Moss-Bachrach iu afrua dhe e puthi me pasion.

Puthja zgjati gjatë dhe paraqitja e aktorit i habiti të gjithë të pranishmit, përfshirë edhe Matheson./Indeksonline/