75 Mall Live Search
23:08 / E Hënë, 07 Nëntor 2022 / AR

Momenti kur Arbnora Ademajt i griset kostumi gjatë kërcimit

Modelja, prezantuesja dhe aktorja shqiptare, Arbnora Ademaj, po shijon një eksperiencë të re në spektaklin “Dance With Me”.

Ajo tashmë e ka sfiduar veten në kërcim, ndërsa gjatë kësaj kohë është përfolur tejet shumë në media.

Së fundmi në provat për puntatën e javës së kaluar në “Dance Albania”, bukuroshja e njohur është përballur me një incident.

Derisa kërcen së bashku me partnerin, asaj i është grisur kostumi teksa u shfaq si ‘Catwoman’ tërësisht në lëkurë, raporton Telegrafi.

Siç shpjegoi gjatë pjesës hyrëse këtë të hënë, ajo u shpreh se kjo ndikoi edhe në performancë, për shkak se kishte frikë se mos i ndodhte si në prova.

Por edhe nëse do t’i grisej sërish kostumi, Ademaj shtoi se nuk do ta ndalte performancën.

“Duke qenë se ka qenë një kostum shumë i ngushtë edhe një lëkurë, bëri që pantallonat e mia qysh në prova atë herën e parë kur e kisha atë uljen, m’u grisën. U desh të zgjasja këmbët dhe kur e bëra në spektakël e bëra me këmbë jo shumë të zgjatur se e kisha mendjen mos po më grisen tani. Do të vazhdoja, edhe po të dilja me pantallona të grisura nuk do të kisha plan për ta ndalur”, u shpreh ajo.