75 Mall Live Search
11:01 / E Enjte, 17 Korrik 2025 / MSH

Momenti kur arrestohet togeri serb, i dyshuar për spiunazh

Inspektorati Policor i Kosovës e ka arrestuar togerin B.J, serb i Kosovës, i dyshuar për spiunazh, raporton ekskluzivisht TV Dukagjini.

Ai kishte pozitë udhëheqëse në polici dhe dyshohet se ka ndarë informacione konfidenciale të Kosovës me shërbimin sekret të Serbisë, BIA. 

Sipas Dukagjinit, arrestimi i tij në aksionin e përbashkët të AKI-së, PSRK-së dhe IPK-së, ka ardhur pas një hetimi një vjeçar që u zhvillua ndaj tij.

Togeri i arrestuar B.J. është epror i Policisë në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”