75 Mall Live Search
22:25 / E Diele, 15 Janar 2023 / C E

Momenti kur Arteta vrapon ta ndal Xhakën i cili ishte i gatshëm për përleshje

Arsenal triumfoi sot në derbin e Londrës së Veriut ndaj Tottenhamit.

‘Gunners’ mposhtën me rezultat të pastër 2-0 ‘Gjelat’ për t’u shkëputur tani në +8 në renditjen tabelare.

Miërpo jo gjithçka shkoi qetë pas përfundimit të sfidës.

Pas vërshëllimës së fundit nga referi, disa tifozë të revoltuar të Tottenham tentuan ta sulmojnë portierin e Arsenalit, Aaron Ramsdale.

Kjo duket se e ka nervozuar Granit Xhakën, i cili po shkonte në drejtim të tyre për të “qëruar” hesapet. Megjithatë kjo u vërejt nga trajneri Mikel Arteta.

Spanjolli me ta parë shkoi duke vrapuar në drejtim të tij, për ta parandaluar Xhakën të bëjë ndonjë skenë të pahijshme.

Më poshtë gjeni pamjet.