00:06 / E Shtunë, 28 Gusht 2021 / OSH

Momenti kur barten të plagosurit në rrugën “Muharrem Fejza” (Pamje)

Sonte në rrugën “Muharrem Fejza” pati gjuajtje me armë ku dyshohet për 3 të plagosur deri më tani.

Indeksonline ka arritur të siguroj pamje kur bartet një nga të plagosurit.

Policia ka arritur të identifikoj 1 të dyshuar. Në një prononcim për Indeksonline Agron Borovcin, Zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës ka dhënë detaje nga rasti.

Ai u shprehë se Policia deri më tani ka arritur të identifikoj një person të dyshuar.

“Rreth orës 23:15, është  pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.”

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para   dyshohet për tre persona të plagosur nga arma e zjarrit.”

“Të njëjtit janë dërguar në QKUK  për trajtimin e nevojshëm mjekësor.”

“Ndërlidhur me rastin, deri më tani policia ka identifikuar së paku një person  të dyshuar, ndërkaq   ka nisur një hetim për sqarimin e  të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, u shprehë Borovci./Indeksonline/