75 Mall Live Search
17:33 / E Diele, 17 Gusht 2025 / G T

Momenti kur basketbollisti i NBA-së godet fuqishëm bashkëlojtarin e tij te Kombëtarja e Greqisë

Basketbollisti i njohur i NBA-së, Giannis Antetokounmpo ka bërë një gjest të pahijshëm që po diskutohet shumë në rrjetet sociale.

Lojtari i Milwaukee Bucks i dha një shuplakë të fortë bashkëlojtarit të tij, Giannoulis Larentzakis, shkruan Indeksonline

Nuk dihet arsyeja pse Antetokounmpo e goditi ashtu bashkëlojtarin e tij, por ai po kritikohet shumë në rrjetet sociale – sidomos duke e ditur faktin që Larentzakis është shumë më i vjetër se ai.

Kujtojmë që ndeshja e parë e Greqisë në EuroBasket do të jetë ndaj Italisë më 28 gusht./Indeksonline/