11:06 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

Momenti kur Bideni thotë “inshallah”, gjatë debatit me Trumpin

Myslimanët amerikanë kanë lavdëruar në Twitter frazën e kandidatit demokrat për president të SHBA-së, Joe Biden, pasi përdori një fjalë arabe “inshallah” gjatë diskutimit me presidentin Trump për rikthimin e taksave, gjatë debatit të parë presidencial i cili u mbajt të martën në mbrëmje.

Kjo erdhi pasi moderatori i debatit, Fox News, Chriz Wallace pyeti Trumpin që ta komentonte raportimin e “New York Times”it lidhur me mospagesën e taksave nga ai.

“Unë kam paguar miliona dollarë dhe ju do ta shihni”, ka thënë Trumpi.

“Kur” ka pyetur Bideni, e pastaj është përgjigjur me “Inshallah”, përkthimi i së cilës është “Do Zoti”.