Momenti kur bie një pjesë e kulmit nga banesat qe po digjen në Emshir

Një zjarr i madh ka përfshirë një ndërtesë banimi në lagjen “Emshir” të Prishtinës në orët e mbrëmjes.
Deri më tani, flakët ende nuk janë vënë nën kontroll.
Pamje të siguruara nga IndeksOnline tregojnë momentin kur një pjesë e kulmit bie në poshtë derisa pjesa tjetër e kulmit të këtij objekti banesor vazhdon të jetë në flakë.
Zjarrfikësit ende nuk kanë arritur ta vënë në kontroll zjarrin.
Në vend të ngjarje ndodhen dhe forca të shumta policore, të cilat po punojnë për të menaxhuar situatën dhe për të garantuar sigurinë e banorëve. /IndeksOnline/