75 Mall Live Search
13:18 / E Diele, 23 Tetor 2022 / Gj. Sh

Momenti kur boksieri shqiptar Reshat Mati fiton ndaj meksikanit Rodriguez dhe shpallet kampion (VIDEO)

Boksieri shqiptar, Reshat Mati u përball në orët e mesnatës me Leonel Rodriguez në një ndeshje të planifikuar për dhjetë raunde në peshën e lehtë.

Reshat Mati arriti të triumfoj në këtë meç dhe të mbetet i pamposhtur në 13 ndeshje, duke marrë 13 fitore.

Mati lëshoi disa goditje të mira, megjithatë nuk arriti të fitonte me K.O.

Pas 10 raundeve, gjyqtarët ia dhanë fitoren boksierit shqiptar.

Ai fitoi titullin WBC Silver Youth për peshat e lehta.