75 Mall Live Search
13:39 / E Diele, 06 Mars 2022 / MSH

Momenti kur bombardohet postblloku i evakuimit pranë Kievit

Një pikë kalimi evakuimi për civilët që përpiqeshin të largoheshin nga rrethi Irpin, në perëndim të Kievit, u bombardua më herët.

Bombardimi ka ndodhur nga një predhë artilerie.

Në rrjete sociale është duke qarkulluar një video e këtij momenti.

Gazetari ukrainas, Andriy Dubchak raportoi se pau momentin kur nga ky eksplodim u vranë dy adoleshentë dhe një grua, ndërsa një burrë mori lëndime të rënda.