Momenti kur bombardohet qendra tregtare në Kiev

Një qendër tregtare në Kiev është bombarduar mbrëmë, në mesin e shumë sulmeve nga forcat ruse.
Sipas autoriteteve ukrainase, të paktën gjashtë persona u vranë nga ky sulm në qendër tregtare dhe shtëpitë përreth saj, në lagjen Podilskyi të Kievit.
Videoja e publikuar nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës kapi momentin kur qendra u bombardua.
Zjarrfikësit u panë më vonë duke u përpjekur të shpëtonin njerëzit e bllokuar nën rrënoja.
Më poshtë është video e cila mund të ketë pamje shqetësuese.