75 Mall Live Search
08:58 / E Mërkurë, 19 Qershor 2024 / G T

Momenti kur Çekisë nuk iu dha një “faull” mbrëmë, në aksionin e radhës pësuan gol!

Kombëtarja e Portugalisë ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të Euro 2024, pasi mposhti me vështirësi Republikën e Çekisë me rezultatin 2:1.

Golin e fitores për portugezët në minutat e fundit e shënoi Conceicao, shkruan Indeksonline

Por, para se të realizonte gol Portugalia gjyqtari i ndeshjes bëri një gabim të madh. Ai nuk e ndali një faull të pastër të çekëve afër zonës së 16-metërshit.

Në xhirim të ngadalësuar shihet kjart se lojtari portugez fauloi lojtarin e Çekisë, të cilët do ta rrezikonin jashtëzakonisht shumë portën e Portugalisë në minutat e fundit dhe ndoshta rezultati i ndeshjes do të ishte ndryshe./Indeksonline/