Momenti kur Dani Carvajal pësoi një lëndim të rëndë ndaj Villarrealit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore në javën e nëntë në La Liga, pasi mposhti 2:0 Villarrealin në “Santiago Bernabeu”.
Në minutat e fundit, Dani Carvajal, futbollisti spanjoll pësoi një lëndim të rëndë në gjurin e tij të djathtë, shkruan Indeksonline
Ishte vet futbollisti që lëndoi gjurin dhe dëgjohej duke bërtitur në fushë, derisa bashëklojtarët e tij i qëndronin afër.
Nuk dihet se sa është shkalla e lëndimit, por kjo do të mësohet nesër nga mjekët e klubit.
Kujtojmë që me këtë fitore, skuadra e Carlo Ancelottit ka shkuar në kuotën e 21 pikëve në pozitën e dytë, aq ka edhe Barcelona në pozitën e parë – por që ka një ndeshje më pak./Indeksonline/
Dani Carvajal está lesionado. Gritando fuertisimo. Tiene pinta de MUY GRAVE.
— MT2 (@madrid_total2) October 5, 2024
Que sea lo menor posible… 💔pic.twitter.com/Y8auI2UQum