75 Mall Live Search
23:37 / E Diele, 14 Korrik 2024 / G T

Momenti kur Dani Olmo shpëtoi golin e sigurt ndaj Anglisë

Kombëtarja e Spanjës është kampione e Euro 2024, pasi mposhti 2:1 Anglinë në Berlin.

Në minutat e fundit, “Tre Luanët” paten një rast të mirë për t’i barazuar shifrat, por Dani Olmo u shëndërrua në hero, shkruan Indeksonline

Goditjen e mbrojtësit, Guehit e largoi nga vija e golit mesfushori i RB Leipzigut, Dani Olmo.

Kujtojmë që 26-vjeçari gjithashtu fitoi edhe çmimin si golashënuesi më i mirë i Euro 2024 me tri gola. Në fakt ky çmim u nda për gjashtë lojtarë./Indeksonline/