75 Mall Live Search
23:12 / E Martë, 08 Korrik 2025 / Burim

Momenti kur disa pushues ia shpëtojnë jetën një kosovari në Velipojë

Një akt heroik është regjistruar në plazhin e Velipojës, ku disa pushues kanë shpëtuar jetën e një pushuesi nga Kosova që rrezikoi të mbytej nga dallgët.

Siç raporton JOQ Albania, personi kishte hyrë në det në kushte jo të favorshme, por papritur nisi të kërkonte ndihmë, duke u përballur me valë të fuqishme.

Disa persona që ndodheshin në shezllona u hodhën menjëherë në ujë dhe, me vendosmëri, arritën ta nxjerrin në breg.

Pak minuta më pas mbërriti edhe ambulanca, e cila i dha ndihmën e parë mjekësore.

Për fat të mirë, i riu është jashtë rrezikut për jetën.