10:45 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Momenti kur djemtë bëjnë homazhe para arkivolit të Major Klodian Tanushi

Pak më parë kanë nisur homazhet për Dëshmorin e Atdheut, Major Klodian Tanushi, i cili humbi jetën disa ditë më parë në Letoni.

Ceremonia është duke u zhvilluar në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar ku po marrin pjesë një numër i madh ushtarakësh si edhe të afërm të Majorit të ndjerë, shkruan Albeu.com.

Pjesë e homazheve janë bërë edhe dy djemtë e mitur të Majorit, njëri 14 vjeç dhe tjetri 11 vjeç, të cilët kanë parakaluar para arkëmortit të babait të tyre.

Ndërkohë sot të gjithë flamujt e institucioneve do të jenë në gjysmështiz në nderim të Major Tanushit.