Momenti kur dy meshkuj fusin me forcë një grua në veturë, policia deklarohet për rastin
Dy persona të dyshuar kanë futur me forcë një grua në një veturë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Fushë-Kosovë dhe ky rast është konfirmuar edhe nga Policia e Ksoovës.
“Aktualisht në koordonim me institiucionet kompente jemi duke punuar me qëllim të sqarimit të çdo rrethane që lidhet me këtë ngjarje”, ka thënë për Indeksonline, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ndryshe në pamjet e publikuara në internet shihet se si gruaja me forcë futet në veturë përderisa dëgjohet teksa thërret për ndihmë./Indeksonline/