Momenti kur FBI futet në jahtin e oligarkut rus

Qeveria amerikane e ka sekuestruar një jaht luksoz të oligarkut rus, Viktor Vekselberg. Garda Civile e Spanjës dhe agjentët federalë të SHBA-së zbritën në Tango në Marina Real në portin e Palma de Mallorca.
Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, mori një urdhër nga një gjykatës federal në Uashington, për të konfiskuar jahtin ngase pronari i tij rus duhet për mashtrim të bankave në SHBA dhe pastrim të parave.

Jahti i gjatë 78 metra vlerësohet që kushton 120 milionë dollarë. Viktor Vekselberg është multimiliarder rus, i afërt me Putinin. Ai drejton Renova Group me bazë në Moskë, një konglomerat që përfshin metale, miniera, teknologji dhe asete të tjera, shkruan Indeksonline.
Të gjitha asetet e Vekselberg në Shtetet e Bashkuara janë të ngrira dhe kompanive amerikane u ndalohet të bëjnë biznes me të dhe subjektet e tij. Biznesmeni me origjinë ukrainase e ndërtoi pasurinë e tij duke investuar në industrinë e aluminit dhe naftës në epokën post-sovjetike.

Së bashku, me partnerët tanë ndërkombëtarë, ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të mbajtur përgjegjës çdo individ, aktet kriminale të të cilit i mundësojnë qeverisë ruse të vazhdojë luftën e saj të padrejtë” thuhet në një përgjigje nga autoritetet amerikane, për aksionin në Mallorca.
Agjentët e FBI konfiskuan dokumente dhe kompjuterë brenda jahtit që do të analizohen për të konfirmuar identitetin e vërtetë të pronarit./Indeksonline/
Spanish police impounded a superyacht belonging to Russian oligarch Viktor Vekselberg on behalf of U.S. authorities, the first time the United States has seized property belonging to a Russian oligarch since its invasion of Ukraine https://t.co/uiGn89Flxj pic.twitter.com/wcI7ozXpUH
— Reuters (@Reuters) April 4, 2022