21:18 / E Hënë, 15 Prill 2019 / indeksADMonline

Momenti kur flakët përpijnë Katedralen 850-vjeçare ‘Notre-Dame’ në Paris

Zjarri i rënë është raportuar nga qytetarët në rrjetet sociale ku shiheshin shtëllunga të mëdha tymi. Por brenda pak minutash zjarri ka përfshirë pjesën më të madhe të katedrales që është një nga simbolet e Francës. Kjo ngjarje e rëndë ka tërhequr vëmendjene e të gjithë mediave të botës, ndërsa nga zyrtarët e parë që ka reaguar ka qënë presidenti i Amerikës Donald Trump.

Ai shkroi në Twitter se ndoshta duhet të përdoren avionë me rezerva uji për ta ndalur zjarrin.

“Shumë e tmerrshme të shikosh zjarrin masiv në katedralen e Notre-Damit në Paris. Ndoshta avionët me rezerva uji duhet të përdoren që ta ndalin atë. Duhet të veprohet shpejtë”, shkroi Trump në Twitter.

Sipas mediave dyshohet se zjarri ka qënë aksidental dhe ka rënë në pjesën e papafingos së ‘Notre Damit’, pjesë e cila po restaurohej. Brenda pak minutash kanë mbërritur zjarrfikësit të cilët po luftojnë me flakët për ti neutralizuar.

Katedralja e ‘Notre Damit’ për Parisin por jo vetëm është më shumë sesa një katedrale pasi ajo prej vitesh është bërë simboli i Parisit. ‘Notre Dame’ është atraksioni më i populluar në kryeqytetin e Francë ku brenda një viti vizitohet nga rreth 13 milion turistë.

Ndërkohë kjo ngjarje e rëndë ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës ku regimi i parë ka ardhur nga Presidenti i Amerikës, Donald Trump.