75 Mall Live Search
10:33 / E Shtunë, 05 Korrik 2025 / Gj. Sh

Momenti kur futbollistët e Liverpulit arrijnë në funeralin e Diogo Jotas

Futbollistët e Livepulit dhe të tjerë kanë udhëtuar drejt Portugalisë, për ti dhënë lamtumirën e fundit Diogo Jotas dhe vëllaut të tij Andre Silva, të cilët vdiqën pas një aksidenti me makinë, gjatë ditës së ejte në Spanjë.

Të premten në mbrëmje, shumë persona u mblodhën në qytetin portugez të Gondomar për një ceremoni përkujtimore, ndaj Jotas dhe vëllaut të tij, shkruan IndeksOnline.

Drejtori sportiv i Liverpulit, Richard Hughes, dhe Michael Edwards, CEO i futbollit në Fenway Sports – grupi i pronarëve të klubit, udhëhoqën një delegacion nga Anglia për këtë rast, përfshirë shumë lojtarë të klubit si kapiteni Van Dijk, Robertson e Jones.

Aty u panë edhe Thiago Alcantara, Diogo Dalot, Fabinho, Bernardo Silva, Bruno Fernandes, André Villas-Boas e Joao Moutinho.

Ata bënë homazhe për Diogo Jota dhe Andre Silva, ndërsa funerali i tyre do të bëhet ditën e sotme./IndeksOnline/