75 Mall Live Search
22:31 / E Diele, 23 Qershor 2024 / G T

Momenti kur futbollisti i Hungarisë pësoi lëndim të rëndë ndaj Skocisë

Është duke u zhvilluar ndeshja mes Hungarisë dhe Skocisë e vlefshme për Euro 2024.

Në minutën e 68’të, futbollisti Barnabas Varga ka mbetur i lënduar pas një përplasjeje në fushë, shkruan Indeksonline

Varga pësoi një lëndim të tmerrshëm dhe u dashtë ndërhyrja e shpejtë e mjekëve për t’i shpëtuar jetën lojtarit hungarez.

Për momentin ndeshja është e ndërprerë dhe pritet që të rifillojë shumë shpejt./Indeksonline/