Momenti kur futbollisti i Sevillas i godet për vdekje me veturë burrin me grua
Talenti i futbollit meksikan, Joao Maleck ka goditur me veturë një çift duke shkaktuar vdekjen e tyre.
Futbollisti 20 vjeçar që së fundi luajti në huazim te Sevilla Atletico në Spanjë ka humbur kontrollën me veturë duke goditur për vdekje një burrë 35 vjeç, bashkë me gruan 26 vjeçare të tij, shkruan Indeksonline.

Nga dyshimet e para, thuhet se ish lojtari i Portos ishte duke vozitur nën ndikim të alkoolit.
Poashtu, dyshohet se shpejtësia e veturës së tij në momentin e aksidentit ishte 160 kilometra në orë./Indeksonline/