75 Mall Live Search
23:31 / E Mërkurë, 18 Shkurt 2026 / G T

Momenti kur Gabriel Jesus i shpëtoi kartonit të kuq

Skuadra e Arsenalit ka barazuar 2:2 ndaj Wolvesit në ndeshjen e javës së 26-të në Premier League.

Në fundin e ndeshjes, Gabriel Jesus shumë lehtë ka mundur të ndëshkohet me karton të kuq direkt, shkruan Indeksonline

Pas përfundimit të takimit, sulmuesi brazilian e goditi lojtarin kundërshtar.

Por, gjqytari dhe sistemi VAR nuk e shikuan këtë moment, sepse ndeshja tashmë kishte përfunduar.

Kujtojmë që Arsenali është duke kryesuar tabelën e Premier League me pesë pikë më shumë se vendi i dytë, Manchester City – që tashmë ka një ndeshje më pak./Indeksonline/