Momenti kur Ganimete Musliu ia vendosi flamurin kombëtar Albin Kurtit
Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu si dhe deputetja e AAK-së Time Kadrijaj kanë bërë një veprim interesant në seancën e sotme.
Ato kanë vendosur flamurin kombëtar tek deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Indeksonline.


Ky moment që po bëhej gjatë betimit të deputetëve është bërë viral në rrjetet sociale.
Rreth këtij veprimit të dy deputeteve ka reaguar zëdhënësi për media i LVV-së, Arlind Manxhuka.


“PAN ka mendu qe e harrojme flamurin, por i shkoi dem. Me “parimet” e veta kane menduar te mendojne VV-ne. Deshtuan keq! Flamuri gjithmone aty!”, ka shkruar ai në Facebook.
Pak momente më parë ka mbaruar seanca e Kuvendit të ri të Kosovës, ku kryetar i Parlamentit u zgjodh, Glauk Konjufca./Indeksonline/
