Momenti kur hajnat thyejnë marketin në Lipjan
Disa persona të maskuar, rreth orës 03:00 të së mërkurës, kanë thyer një market në Lipjan ndërsa të njëjtit janë ndjekur deri në Prishtinë nga Policia e Kosovës, raporton Indeksonline.
Katër zyrtarë policor që ishin vënë në ndjekje të hajnave u aksidentuar me dy vetura të policisë, ku të njëjtit kanë marr lëndime trupore.
Hajnat aktualisht ndodhen në arrati, ndërsa policia po vazhdon hetimet intensive për gjetjen e tyre.
Indeksonline ka siguruar foton e momentit kur të dyshuarit kanë thyer marketin në Lipjan.
Më herët Indeksonline raportoi përkitazi me këtë rast, ku u publikuan edhe fotot e veturave zyrtare të policisë të aksidentuara dhe vetura e të dyshuarve në ikje e sipër./Indeksonline/
Aksidentohen dy vetura të policisë derisa po ndiqnin një grup hajnash, katër policë të lënduar