18:04 / E Premte, 29 Mars 2019 / indeksADMonline

Momenti kur i burgosuri e godet me boks në kokë avokaten amerikane

Një avokate mbrojtëse amerikane është goditur me boks në kokë nga një i burgosur. Julia Chase po vështronte një letër në një seancë dëgjimore në gjykatën e Qarkut, Broward në Florida.

Duke shfrytëzuar hutinë e avokates, 27 vjeçari i burgosur, William Green u ngrit në këmbë duke e goditur me boks në kokë avokaten Chase, shkruan Indeksonline.

Chase u dërgua në Broward Health Medical Center për vlerësim të gjendjes së saj, por që të gjitha analizat i dolën mirë dhe gjendja e saj ishte stabile.

“U trondita nga goditja, por tani jam mirë” ka thënë ajo pas sulmit.

Prokurori i ka shtuar një aktakuzë të re të burgosurit Green për sulmin ndaj gjykatëses.

Zyra e Sherifit në Qarkun Broward tha se do të forcojë sigurinë e të burgosurve gjatë seancave gjyqësore që shkojnë përpara./Indeksonline/