75 Mall Live Search
08:40 / E Mërkurë, 08 Janar 2020 / indeksADMonline

Momenti kur Ibrahim Rugova dhe Adem Jasharin u bën bashkë, në Tiranë

Një nga njerëzit më të afërt të presidentit historik Ibrahim Rugova, Adnan Merovci ka publikuar pamje të momentit kur ish-presidenti ishte takuar në Tiranë me komandantin, Adem Jashari.

Merovci ka shkruar në Facebook se pas një vizite që e kishin pasur së bashku me ish-presidentin Ibrahim Rugova në Shtete të Bashkuara dhe në Evropë, nga Roma kishin fluturuar për në Tiranë.

Aty, Merovci thotë se për ta pritur ish-presidentin në aeroportin e Rinasit kishte dalë komandanti Adem Jashari. Me këtë rast ishte organizuar një konferencë shtypi.

Ngjarja kishte ndodhur më1 mars të vitit 1993.