Momenti kur Ismet Munishi rrëshqet gjatë ndeshjes

Ndeshja ndaj Ballkanit nuk ishte ashtu siç e kishte planifikuar Ismet Munishi.
Gjatë gjithë javës ishte bërë fushatë për t’i ftuar tifozët në stadium, por në fund Ballkani triumfoi me rezultat minimal.
E emocionet Ismet Munishin nuk e lanë të qetë edhe gjatë ndeshjes.
Derisa po vraponte rreth vijës anësore, trajneri i Prishtinës pësoi një rrëshqitje spektakulare.
Fatmirësisht Munishi nuk ka pësuar ndonjë lëndim fizik. /IndeksOnline/