16:16 / E Diele, 10 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Momenti kur izraelitët bombardojnë pjesën jugore të Libanit (VIDEO)

Forcat ajrore izraelite janë duke kryer sulme ajrore në jug të Libanit, kanë njoftuar mediat libaneze. Pamjet e postuara në rrjetet sociale, shfaqin shpërthime masive në një zonë të gjelbëruar,

Sulmet vijnë pasi janë lëshuar sirenat, që paralajmërojnë sulmet me dronë dhe raketa në pjesën perëndimore të Galilee në Izrael.Megjithatë nuk dihet nëse ndonjë bombë apo dron kamikaz të ketë goditur këtë rajon, ndërkaq nga IDF-ja izraelite nuk kanë komentuar mbi këtë çështje.Në anën tjetër, IDF-ja ka njoftuar se nuk do të ndalet së sulmuari në Rripin e Gazës, derisa të arrijë ta shkatërrojë plotësisht Hamasin.