18:13 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Momenti kur James fluturon mbi boshnjakun 211 centimetra, çfarë ngulitje (Video)

LeBron James ka shënuar 35 pikë, ka arritur 14 kërcime dhe 7 asistime për Cleveland në përballjen e mbrëmshme ndaj Phoenix Suns.

James ishte i pandalshëm duke dhuruar momente magjike për adhuruesit e basketbollit.

Basketbollisti më i mirë në planet i ngriti të gjithë në këmbë kur para qendrës boshnjake 211 centimetërshe, Jusuf Nurkic bëri një ngulitje të çmendur.

“Unë jam si verë e kuqe. Sa më shumë plakem, aq më i mirë bëhem” ka thënë James pas ndeshjes./Indeksonline/