75 Mall Live Search
16:18 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Momenti kur kadeti i forcave ajrore pothuajse shpërthen veten pasi hedh gabim granatën

Një kadet i forcave ajrore pothuajse shpërtheu vetë këtë javë pasi granata e tij goditi një mur dhe u kthye prapa gjatë trajnimit.

Ushtria kineze ka lëshuar pamjet, të cilat treguan hedhjen e granatës së dështuar të dorës, në të cilat pamje kadeti shihet duke u tërhequr vetëm disa sekonda pas shpërthimit, transmeton Indeksonline.

Videoja u transmetua nga transmetuesi shtetëror në Kinë. Objekti i trajnimit është i vendosur në qytetin Harbin dhe kadetët po  mësonin teknikat bazë të hedhjes së granatës së dorës, përderisa ai e hodhi gabim./Indeksonline/