75 Mall Live Search
15:19 / E Enjte, 24 Qershor 2021 / k.v

Momenti kur kamioneta përplaset me vetura të udhëkryqi afër Mensës së Studentëve (Video)

Dështimi i frenave të një kamionete, mesditën e sotme në Prishtinë, ka bërë që të shkaktohet një aksident zinxhiror mes pesë automjeteve.

IndeksOnline ka siguruar momentin kur kamioneta përplaset në vetura te udhëkryqi afër Mensës së Studentëve në Prishtinë.

Ndonëse në aksident janë përfshirë pesë automjete, për fat të mirë nuk ka asnjë të vdekur.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme ndërkohë IndeksOnline ka raportuar se aksidenti u shkaktua pasi dështuan frenat e kamionetës.

Në vendin e aksidentit ka dalë policia e trafikut e cila është marrë me rastin./IndeksOnline/