17:28 / E Hënë, 29 Maj 2023 / k.v

Momenti kur KFOR-i nis t’i shpërndajë serbët në Zveçan, s’pranuan ta lirojnë rrugën (Video)

Pjesëtarët e KFOR-it kanë nisur t’i largojnë serbët e mbledhur përpara Komunës së Zveçanit.

Kossev raporton se është hedhur gaz lotsjellës, ndërsa pjesëtarët e KFOR-it kanë kërkuar që të lirohet rruga në mënyrë që veturat e Policisë së Kosovës të largohen prej aty, gjë që protestuesit kanë refuzuar.

Protestuesit kanë kërkuar që të gjitha forcat speciale të Policisë së Kosovës të largohen nga objekti i komunës.