21:47 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Momenti kur Kobe Bryant fitoi çmimin Oscar për filmin që ia dedikoi jetës së tij, basketbollit

Në vitin 2018, filmi “Dear Basketboll”, u zgjodh si më i miri në zhanrin e filmit të metrazhit të shkurtë të animuar në çmimet Oscars.

“Dear Basketball” është një film i shkurtër i animuar amerikan i vitit 2017, i shkruar dhe narratuar nga Kobe Bryant dhe i drejtuar nga Glen Keane, me muzikë nga John Williams, përcjellë Indeksonline.

Filmi është i bazuar në një letër që Kobe Bryant i shkruajti “Tribune The Players ‘më 29 nëntor 2015 duke njoftuar pensionimin e tij nga basketbolli.

Ju sjellim momentin kur Bryant mori çmimin dhe pjesë nga ky prodhim kinematografik./Indeksonline