75 Mall Live Search
18:45 / E Premte, 04 Shtator 2020 / indeksADMonline

Momenti kur kryeministri Hoti nënshkruan marrëveshjen Kosovë-Serbi, në Shtëpinë e Bardhë

Sot është nënshkruar marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë në Washington, në praninë e presidentit amerikan Donald Trump.

Kështu të dy shtetet kanë kanë normalizuar sot lidhjet ekonomike, shkruan Indeksonline.

Në pamjet e para Brenda Shtëpisë së Bardhë, shihet teksa kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq nënshkruajnë marrëveshjen historike.

Gjithashtu, është bërë e ditur se Izraeli e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar edhe vizitë në Kosovë e Serbi./Indeksonline/