75 Mall Live Search
22:42 / E Martë, 20 Gusht 2024 / Gj. Sh

Momenti kur largohet trupi i pajetë i viktimës që dyshohet se u vra nga kunata në Prishtinë (Pamje)

Pak minuta më parë është larguar nga vendi i ngjarjes trupi i pajetë i viktimës që dyshohet se sonte është vrarë nga kunata e tij në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:20, ku sipas dyshimeve të para kunata e ka vrarë vëllain e burrit të saj me të cilin jetonin në një shtëpi.

Indeksonline po përcjellë nga afër zhvillimet rreth këtij rasti, ku edhe ka siguruar pamjet kur organet e Forenzikës nga Policia e Kosovës e kanë larguar trupin nga shtëpia ku edhe ka ndodhur vrasja. /IndeksOnline/