Momenti kur Liverpooli kërkoi penallti, ndërhyrja e Doku-s ishte e ashpër ndaj Mac Allister-it

Skuadra e Liverpoolit ka barazuar 1:1 në shtëpi në ndeshjen ndaj Manchester Cityt e vlefshme për javën e 28-të në Premier League.
Mysafirët shënuan të parët me anë të John Stones në 45 minutat e para të ndeshjes. Goli i barazimit u shënua në minutën e 50’të me anë të mesfushorit të Kombëtares së Argjentinës, Mac Allistër, shkruan Indeksonline
Në fundin e ndeshjes, Mac Allister u faulua në zonën e 16-metërshit nga Jeremy Doku, por gjyqtari i ndeshjes nuk e dha penallti për “The Reds”.
Ky rast po diskutuohet shumë në rrjetet sociale dhe shumë prej tyre mendojnë se Liverpooli u dëmtua në fundin e ndeshjes.
Me këtë barazim, Liverpooli tani shkon në kuotën e 64 pikëve, kurse Manchester City në pozitën e 3-të me 63 pikë. Lider momental në Premier League është Arsenali me 64 pikë./Indeksonline/