Momenti kur Luka Modric u fut në lojë, i gjithë stadiumi në këmbë për ta duartrokitur

Skuadra e Real Madridit barazoi 1:1 ndaj Al Hilalit në ndeshjen e parë të Kupës së Botës për Klube.
Në pjesën e dytë, Xabi Alonso vendosi ta fuste në lojë edhe mesfushorin kroat, Luka Modric, shkruan Indeksonline
Në momentin kur Modric u fut në fushë, në stadium dëgjoheshin thirrjet dhe duartrokitjet.
Madje kishte edhe tifozë të Al Hilalit që u ngriten në këmbë për ta respektuar mesfushorin kroat.
Kujtojmë që Luka Modric është duke i luajtur ndeshjet e fundit me fanellën e Real Madridit. Në fund të këtij muaji, kroati mbetet pa kontratë dhe tashmë është shumë pranë marrëveshjes me Milanin./Indeksonline/