14:46 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Momenti kur Merkeli, sa nuk ia hoqi pallton Erdoganit

Ditë më parë në Gjermani janë takuar liderë të ndryshëm botërorë, të cilët kanë biseduar rreth gjendjes, në Libi

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, kanë pritur në Berlin, liderët nga e gjithë bota, të cilët biseduan rreth gjendjes në Libi, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Por ajo çfarë ka rënë në sy nga ky takim është momenti i arritjes së Erdoganit në Berlin, teksa pritet nga kancelarja gjermane, Merkel.

Pas përshëndetjes dhe shtrëngimit të duarve, siç e do zakoni, bëhet një fotografi nga mikpritësi, që në këtë rast ishin Merkeli dhe Guterresi, ku për një moment Erdogani vendos ta largonte pallton dhe për një moment Merkeli për pak sa nuk i zgjati duart që t’ia hiqte.

Në videon e mëposhtme mund ta shihni më qartë.