Momenti kur Miley Cyrus ngjitet në skenë
Ajo e cila pritej nga të gjithë për tu ngjitur në skenën e festivalit “Sunny Hill” ishte ishte ylli me famë ndërkombëtare, Miley Cyrus.
Miley ishte e fundit që performoi, ku me t’u ngjitur në skenë, ajo ndezi atmosferën bashkë me publikun të cilët po e prisnin me padurim.
Gjatë performancës së saj i gjithë publiku po këndonte së bashku me të.
Ajo u shpreh se ishte e lumtur që ishte bërë pjesë e këtij festivali, dhe se vlerëson lart Dua Lipën dhe familjen e saj.Këngëtarja performancën e saj e mbylli me këngën “Wrecking Ball.