15:01 / E Mërkurë, 15 Maj 2019 / indeksADMonline

Momenti kur motoristi përplaset me makinë në Gjakovë

Në Gjakovë, në një prej rrugëve të qendrës së këtij qyteti, sapo ka ndodhur një aksident i tmerrshëm komunikacioni mes një motoristi dhe një automjeti tjetër.

Motori duket se ka qenë në shpejtësi të madhe kur përplaset me automjetin e bardhë.

Dëmtimet materiale në veturën e bardhë dhe motor janë të vërejtshme por nuk dihet për dëmet fizike që mund të ketë pësuar motoristi.