75 Mall Live Search
14:49 / E Hënë, 04 Janar 2021 / OSH

Momenti kur ndodhi aksidenti në Dollc të Klinës

Aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Pejë-Klinë, më saktësisht në fshatin Dollc të Klinës, ka shkaktuar lëndimin e 4 personave, shkruan IndeksOnline.

Nga aksidenti një veturë “Hummer” e rrokullisur është përfshirë nga zjarri tërësisht, ndërsa edhe një kamion është djegur në pjesën dërrmuese të tij.

Pas aksidentit persona të shumtë shihen në këtë video, duke shkuar për t’u ofruar ndihëm të të lënduarve.

Njëri nga të lënduarit ka pësuar lëndime më të rënda sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, dhe tani po trajtohet në QKUK, ndërsa tre të tjerët janë në gjendje më të lehtë dhe po trajtohen në  Spitalin Rajonal të Pejës./IndeksOnline

Pamje: