75 Mall Live Search
16:37 / E Diele, 21 Korrik 2024 / FR

Momenti kur ndodhi shpërthimi në afërsi të Ujmanit në veri (VIDEO)

Një shpërthim ka ndodhur sot në afërsi të Liqenit të Ujmanit, ku nuk ka të lënduar vetëm janë dëmtuar dy vetura.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ku njoftoi se policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.

“Ka një shpërthim, pasi të kalohet tuneli i 5-të në anën e majtë, ka pas dëme materiale në dy vetura, të lënduar nuk ka, rrethanat se si ka ardhë deri të shpërthimi nuk dihen, policia është duke u marrë me rastin”, tha Elshani për IndeksOnline.

Në video e mëposhtme dëgjohet kur ndodh edhe shpërthimi, i cili si duket i ka frikësuar edhe ata pak pushues që kanë qenë.