75 Mall Live Search
23:47 / E Hënë, 25 Janar 2021 / Blerim

Momenti kur një nga të lënduarit me thikë në Prizren largohet nën përcjelljen e ekipës së Emergjencës

Dy persona mbetën të lënduar si pasojë e një përleshje që ndodhi sot në Prizren.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës në Rajonin e Prizrenit, rasti ndodhi rreth orës 18:00, në të cilin u përfshinë katër persona.

“Rreth orës 18:00 ka ndodhur një përleshje ndërmjet katër personave, ku dy nga të dyshimtit kanë pësuar lëndime të lehta trupore, njëri nga ata ka pësuar lëndime të lehta nga mjeti i prehtë-thika”, tha Shaban Osmanollaj për IndeksOnline.

Derisa në këtë video të shkurtë të siguruar nga Indeksonline, mund të shihni një nga të dyshuarit e përfshirë në këtë përleshje, i cili largohet i lënduar me ekipet e ndihmës së shpejtë.